Prokuroria thotë se ka prova për këcënimin e Dhori Kules. Rektori aktual i UT-së, është kërcënuar në afërsi të një hoteli të njohur me pesë yje në Tiranë dhe se prokuroria disponon si prova edhe pamjet filmike të këtij hoteli.
Kujtojmë se më herët, avokati i tre të akuzuarve, Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi dhe Gilmando Dani tha se prokuroria ia ka ngarkuar akuzën e kërcënimit të Mynyr Konit dhe Dhori Kukes, Blerim Shulllazit.
Dy profesorët e UT janë kërcënuar, me qëllim terheqjen nga gara të Mynyr Konit, thuhet në akuzën e prokurorisë. Edhe vetë Koni ka deklaruar se është rrëmbyer për disa minuta në një makinë, ku persona të panjohur për të i kanë kërkuar të lërë garë për rektor i UT-së.