TIRANE- Qindra protestues kanë pushtuar oborrin e Ministrisë së Brendshme. Ata kanë shkatërruar rrethimin me llamarina (pasi godina është në rikonstruksion) dhe kanë hyrë brenda korposit të ministrive. Policia nuk po ndërhyn. Edhe pse në fillim u panë dhjetëra policë me skafanda që u drejtuan protestuesve, ata tani janë terhequr.
Protestuesit i vënë zjarrin bunkerit.