Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protestuesit maqedonas me brohoritje anti-shqiptare

2016/12/16 at 7:07 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Protestuesit maqedonas me brohoritje anti-shqiptare

Qindra mbështetës të partisë maqedonase në pushtet VMRO DPMNE-së të drejtuar nga ish kryeministri Nikolla Gruevski, po protestojnë përpara Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).

Komisioni po shqyrton ankesat e parashtruara nga partia maqedonase në opozitë Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, për parregullsi gjatë ditës së zgjedhjeve dhe veçanërisht për procesin e numërimit të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor.

“Planifikojmë të qëndrojmë këtu derisa anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të mos i verifikojnë rezultatet e fitores së VMRO DPMNE-së me dy deputetë në epërsi kundrejt LSDM-së”, është shprehur një nga protestuesit e sotëm para KSHZ-së.

Ndryshe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka punuar mbrëmë deri në orët hershme të mëngjesit me protestuesit – përkrahës të VMRO DPMNE – që në vazhdimësi kanë brohoritur thirrje kërcënuese dhe fyese ndaj shqiptarëve si: “shqiptarë të mallkuar!”, për shkak se opozita maqedonase ka siguruar një numër të konsiderueshëm të votave nga elektorati shqiptarë.

Njohësit e çështjeve politike, konsiderojnë se pas gjuhës së shprehur të urrejtjes nga simpatizantët e partisë maqedonase VMRO DPMNE, kjo parti duhet të kërkojë falje publike, ndërkohë që organet e gjyqësisë duhet të nxjerrin përpara drejtësisë ata që nxisin gjuhë të urrejtjes.

“Çdo parti politike shqiptare para se të fillojë bisedimet për çfarëdo lloj koalicioni të përbërjes qeveritare duhet të kërkojë nga VMRO DPMNE të kërkojë falje sepse gjatë tërë kohës ka bërë fushatë bazuar në albanofobi, gënjeshtra për shqiptarët dhe të gjitha këto janë bërë zyrtarisht”.

“Ky është minimumi që duhet të bëjë VMRO DPMNE, është të detyrohet të kërkoj falje. Gjuha e shprehur e urrejtjes në Maqedoni paraqet vepër penale dhe organet e drejtësisë duhet sa më parë të veprojnë në këtë drejtim”, vlerëson për Radion Evropa e Lirë, Ramadan Ramadani, aktivist për të drejtat e njeriut, drejtues i organizatës joqeveritare NISMA.

Masës së tubuar gjatë natës së kaluar para Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, i janë drejtuar edhe zyrtarë të lartë të VMRO DPMNE-së të cilët janë kërcënuar me zemërimin e popullit nëse anëtarët e KSHZ-së siç janë shprehur “nuk e respektojnë fitoren e VMRO DPMNE-së”.

“Nuk do të lejojmë që në tavolinë të gjelbër dikush t`ia vjedh fitoren VMRO DPMNE-së”, ka theksuar Ilia Dimoski zyrtar i lartë i VMRO DPMNE-së.

Temellko Ristevski, profesor universitar, konsideron se është parë qartë se protestat para KSHZ-së në formë të drejtpërdrejtë janë të drejtuara nga partia e Nikola Gruevskit, por ky veprim jo vetëm që krijon presion ndaj KSHZ-së, por do të dëmtojë në masë të madhe vetë partinë, tha ai.

“Vlerësoj kështu sepse nëse i pamundësohet KSHZ-së që të marrë vendime në formë të pavarur dhe nëse konsiderohet se anëtarët e KSHZ-së kanë qenë të detyruar të marrin vendim që t’i hedhin poshtë të gjitha ankesat e parashtruara, atëherë Gjykata Administrative në bazë të kësaj të shfuqizojë të gjitha vendimet e KSHZ-së”, vlerëson Ristevski, njofton radio Evropa e Lirë

Ndërkaq, dy partitë Lëvizja Besa dhe Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, parti këto që paraqitën ankesa në KSHZ, kanë bërë të ditur se ankesat në afatin e paraparë ligjor do t`i parashtrojnë edhe në Gjykatën Administrative.

Siç thonë ata, ka patur “parregullsi gjatë ditës së votimit veçanërisht gjatë procesit të numërimit të votave dhe këtyre dy partive u janë hequr pa të drejtë së paku nga dy deputetë”./REL

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Kjo është e pazakontë/ Binjakët lindin një muaj njëri pas tjetrit

Kjo është e pazakontë/ Binjakët lindin një muaj njëri pas tjetrit

Tahiri paralajmëron publikisht Klement Balilin: Fshihu sa të duash, je i mbaruar. Do përfundosh aty ku e ke vendin

Tahiri paralajmëron publikisht Klement Balilin: Fshihu sa të duash, je i mbaruar. Do përfundosh aty ku e ke vendin

Carlo Ancelotti u nxjerr “të palarat” futbollistëve të Realit

Carlo Ancelotti u nxjerr “të palarat” futbollistëve të Realit

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com