Aktivistë të shoqërisë civile kanë kaluar gjithë natën tek parku i Liqenit për të mos lejuar vijimin e ndërtimit. Ata kanë deklaruar se përfaqësues të firmës së ndërtimit kanë dhunuar 4 protestues.
“Kemi që mbrëmjen e së mërkurës këtu. Përfaqësues të firmës së ndërtimit na dhunuan. Është zgjeruar rrethimi i parkut të lojërave. Do të çajmë rrethimin kur të jemi më shumë”, thanë ata.