TIRANE- Disa protestues të arrestuar dje nga policia gjatë protestave tek Liqeni po mbahen në komisariat. Gjendja e tyre nuk duket të jetë aspak e rëndë siç u deklarua dje nga opozita, kur u tha se janë keqtrajtuar.
Ata madje kanë bërë edhe një video me celular ku bëjnë batuta dhe ironi me deputetët e mazhorancës të akuzuar si të inkriminuar. Të rinjtë e PD tallen duke u vetëprezantuar si Armando Prenga, Arben Ndoka, etj.