Protestuesit e opozitës që ishin mbledhur para Bashkisë së Tiranës janë zhvendosur përpara Parlamentit, ku janë përplasur me policinë.
Protestuesit që ishin te Bashkia Tiranë po udhëhiqen nga funksionari i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, duke kërkuar që të hyjnë në oborrin e Kuvendit.
Ndërkohë, në pjesën e brendshme të oborrit ndodhen deputetët e PD-së dhe opozitës që janë të përjashtuar nga seanca plenare.