Pjesë e protestës së opozitës ka qenë edhe një protestues i veçantë, i cili ka dalë në rrethrrotullimin e Milotit.
Ai ka zgjedhur që të bllokojë rrugën me kalë ndërkohë që vetë është veshur me kostum tradicional shqiptar.
Për gazetarët ai tha se ka dalë të protestojë për bukën e gojës, ndërsa u shpreh se në SHBA duhet të fitojë Donald Trump.
“Nëse nuk fiton Trump, do të ketë luftë”, tha protestuesi.
“I bëj thirrje Amerikës… fiton Donald Trump shpëton bota. Mos fitoftë Donald Trump luftë. I bëj thirrje Trump të na shikojë. Edi Rama të ka ofenduar. Sot kam dalë, protestoj për bukën e gojës. Tërmeti ma prishi shtëpinë”.