Një protestë po zhvillohet në këto momente përpara Ministrisë së Drejtësisë. Bëhet fjalë për disa të rinj të cilët janë mbledhur përpara këtij institucioni, duke protestuar për ekstradimin e Nazer Seitaj. Me çadra nëpër duar, duke sfiduar kushtet e vështira atmosferike, këta të rinj qëndrojnë përpara Ministrisë.