Përveçse në Tiranë protesta po zhvillohen edhe në qytetin e Durrësit. Shumë qytetarë janë grumbulluar në qytetin bregdetar duke bllokuar edhe rrugët në shenjë revolte kundër rritjes së çmimit të naftës dhe të ushqimeve.
Fillimisht protestuesit kanë bllokuar hyrjen dhe daljen nga qyteti i Durrësit, duke mos lejuar qarkullimin e automjeteve.
Ndërkohë duket se situata është agravuar. Protestuestit kanë çarë gardhin e policisë, dhe kanë tentuar të bllokojnë autostradën Tiranë Durrës. Policia ka shoqëruar disa persona./Opinion.al