Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protestat në Serbi: Opozita nuk ka opsione të mira

2024/01/04 at 10:44 AM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Protestat në Serbi: Opozita nuk ka opsione të mira

Protestat e dobëta detyruan opozitën serbe që të “kursejë” energjitë. Por për çfarë saktësisht? Ndaj pushtetit të Vuçiçit nuk ka ndonjë presion të madh.


Partitë opozitare që kontestojnë rregullsinë e zgjedhjeve në Serbi kanë pezulluar protestat e përditshme dhe kanë paralajmëruar vetëm tubime të herëpashershme më të mëdha – pas Krishtlindjeve ortodokse.

Festat, si dhe pjesëmarrja relativisht e ulët në protesta, pavarësisht akuzave të rënda dhe grevave të urisë, e detyruan opozitën të tërhiqet dhe të përpiqet të ruajë energjinë e pakënaqësisë së qytetarëve.

Mbeti e paqartë se si do të organizohen tubimet e reja, por drejtuesi i listës “Serbia kundër dhunës”, Miroslav Aleksiq, tha se opozita “do të ketë një përgjigje, nëse qeveria përpiqet të konstituojë parlamentin republikan dhe atë të Beogradit këtë muaj.”

Autoritetet kanë lënë të hapur mundësinë e përsëritjes së zgjedhjeve të Beogradit nëse për këtë ekziston shumica, ndërsa zgjedhjet republikane dhe ato krahinore konsiderohen si të rregullta dhe pa gabime. Ndër temat më të rëndësishme ka qenë në fushatë Kosova.

Presidenti Aleksandar Vuçiq deklaron se “nuk do të ketë hetim ndërkombëtar kur bëhet fjalë për zgjedhjet” dhe se “nuk i intereson se çfarë thonë mediat e huaja dhe qeveritë e huaja për këtë  dhe se ata farë Gonzalezat dhe mrekullitë e tjera mund t’ia varni maces nga bishti”.

Kjo deklaratë e Vuçiçit është një aludim i qartë për ardhjen e ish-kryeministrit spanjoll Felipe Gonzalez dhe misionit të OSBE-së në Serbi, në kohën kur regjimi i Sllobodan Millosheviqit nuk deshi të pranonte rezultatet e zgjedhjeve lokale të vitit 1996, pasi aktualisht në Serbi po konsiderohen të ngjashme me protestat e viteve 90-të.

Presioni shumë i dobët nga rruga

Mbështetja e dobët në rrugë tregon, se qytetarët janë lodhur nga protestat, thekson për DW historiani dhe ish-ambasadori Milan St. Protiq. “Protestat nuk ishin aq masive sa për të ushtruar presion mbi këtë regjim. Mendoj se opozita është përpara një vendimi të vështirë, nëse do të hyjë në sistem dhe të pranojë mandatet, apo të kërkojë presion alternativ ndaj regjimit. Kam frikë se energjia që u shfaq pas atyre tmerreve të majit (me dy vrasje masive të të rinjve) nuk do të rizgjohet”, beson Protiq.

Kur bëhet fjalë për luftën ligjore përmes institucioneve, është e vështirë të pritet ndonjë sukses: “Është një punë sizifi, sepse qeveria nuk mendon se janë shkelur rregullat demokratike gjatë dhe para zgjedhjeve. Është e qartë se ky regjim po rrëshqet në një autokraci të hapur”, vëren Protiq. “Opozita në këto kushte, edhe nëse do të ishte më e mirë se ajo ekzistuese, do të kishte probleme serioze. Lufta me mjete demokratike kundër një regjimi jodemokratik është e kotë”, thotë bashkëbiseduesi për DW.

Institucionet janë pa vlerë

Protestat mund të kishin intensifikuar krizën politike që kemi, tha për DW konsulenti politik Dushan Lj. Milenkoviq, por shton se kriza ekziston edhe pa protesta. “Mendoj se presioni i grupit të dytë më të fortë në Serbi, që fitoi gati një milion vota, është presioni i vetëm dhe më i madh që ekziston aktualisht mbi regjimin e Vuçiqit. Mendoj se ky presion është serioz dhe se është një risi në skenën politike”, thekson Milenkoviq.

Ai nuk i vendos shpresat as te institucionet e Serbisë dhe shton,  se “të gjithë janë të shqetësuar për shkak të interesit politik të partisë në pushtet”. “Çdo vendim që hipotetikisht do të merrej në favor të opozitës do ta ketë burimin në vullnetin politik të Aleksandar Vuçiqit dhe jo në faktin se ndonjë institucion e ka kryer punën e tij si duhet”, thotë Milenkoviq. Me një fjalë, në këto kushte, sipas tij, e gjitha varet nga vullneti i Vuçiqit dhe më pas mund të paraqitet si lëshim i tij i vullnetit të mirë.

Presioni politik ndaj Vuçiqit

Opozita tashmë i është drejtuar institucioneve evropiane dhe kërkon që BE të mos i njohë zgjedhjet dhe të nisë një hetim ndërkombëtar. BE-ja njoftoi se është në pritje të raportit përfundimtar të misionit monitorues të OSBE-së. Për momentin, nuk ka asnjë tregues se si do të dukej ky angazhim ndërkombëtar. Milan St. Protiq, nga ana tjetër, është i bindur se “të gjitha parregullsitë që janë regjistruar do të sjellin sërish presion të shtuar nga jashtë ndaj Aleksandar Vuçiqit, i cili nuk ka shumë hapësirë për manovrim”, por pyetja është se si do ta bëjë dhe si do të paraqitet vetë opozita.

Taktikat e opozitës rreth çështjeve kyçe nuk i sjellin mbështetje nga jashtë. Ndërsa pa këtë mbështetje nuk do të ndodhin ndryshime në Serbi. Prandaj u krijua përshtypja se regjimi është shumë më bashkëpunues dhe më i dobishëm se opozita për këto çështje”, thekson Protiq.

Milenkoviq kujton se autoritetet tashmë po sugjerojnë se zgjedhjet mund të përsëriten në Beograd, sepse me sa duket nuk ka shumicë të duhur për krijimin e institucioneve. Por ai pyet veten, nëse vërtet vetëm një mision i huaj mund t’i përmirësojë kushtet për zgjedhje. “Së pari, do të duhej shumë kohë që të huajt të kuptojnë mënyrat se si kryhen këtu zgjedhjet dhe si bëhet vjedhja e zgjedhjeve,” thekson Milenkoviq.

Dy zgjedhje të këqija

Edhe opozita është në një pozicion të dobët për faktin se protestat pak a shumë kanë rezultuar pa sukses. Ndaj nuk dihet se cilët do të jenë hapat e mëtejshëm, thotë Milan St. Protiq. “Mundësia e parë është të hysh në institucione, e mundësia tjetër të mos hysh. Dhe të dyja këto zgjedhje janë të këqija. Nëse hyn do të dështojnë pritshmëritë e popullit, e nëse nuk hyn do të mbetesh jashtë sistemit. Dilema është: doni me çdo kusht të merrni pjesë në jetën politike, apo dëshironi ta ndryshoni rrënjësisht Serbinë”, thekson bashkëbiseduesi ynë.

Opozita kërkon zgjedhje të reja në Beograd. Por për sa i përket zgjedhjeve republikane dhe rajonale, ka vetëm një këmbëngulje të dobët që zgjedhjet të përsëriten në të gjitha nivelet. Dushan Milenkoviq “nuk sheh asnjë indikacion se do të bëhet diçka”. “Sjellja e opozitës madje më thotë se ata janë të gatshëm të pranojnë mandate republikane nëse fitojnë zgjedhjet e reja në Beograd”, përfundon Milenkoviq./DW

 



Ju sugjerojmë

Pavarësia e Kosovës, Presidenti Begaj: Pjesë e themelit të paqes në rajon, shtyllë e sigurisë evropiane
Aktualitet

Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah

12 Qershor, 2025 12:23 pm
Rregull i ri në Europianin U-21/ Portieri nuk duhet të mbajë topin më shumë se…
Sport

Rregull i ri në Europianin U-21/ Portieri nuk duhet të mbajë topin më shumë se…

12 Qershor, 2025 12:22 pm
“Vizion i përparimit të Shqipërisë”/ 34 vjetori i PS, Vengu: Arkitekte e së ardhmes!
Aktualitet

“Vizion i përparimit të Shqipërisë”/ 34 vjetori i PS, Vengu: Arkitekte e së ardhmes!

12 Qershor, 2025 12:13 pm
Vrasja e 65-vjeçarit në Klos/Të afërmit: Si u gjet viktima në rrugë nga elektricisti
Kronikë

Vrasja e 65-vjeçarit në Klos/Të afërmit: Si u gjet viktima në rrugë nga elektricisti

12 Qershor, 2025 12:06 pm
I ra infarkt duke notuar dhe u mbyt, vdes 53-vjeçari në plazhin e Palasës
Aktualitet

Humb jetën pushuesi në plazhin e Qerretit

12 Qershor, 2025 12:00 pm
Kantieri i rrugës Tiranë-Ndoq/Rama: Realizimi fizik i punimeve është në masën 38%
Aktualitet

Kantieri i rrugës Tiranë-Ndoq/Rama: Realizimi fizik i punimeve është në masën 38%

12 Qershor, 2025 11:44 am
VIDEO/ Rrëzohet avioni me 242 pasagjerë, ishte nisur nga India drejt Londrës
Bota

VIDEO/ Rrëzohet avioni me 242 pasagjerë, ishte nisur nga India drejt Londrës

12 Qershor, 2025 11:38 am
Ministri Malaj: Shqipëria me ambicie të qartë, integrimin e vendit në BE
Aktualitet

Ministri Malaj: Shqipëria me ambicie të qartë, integrimin e vendit në BE

12 Qershor, 2025 11:24 am
I dënuar në Itali për krime seksuale, arrestohet 50-vjeçari në Elbasan
Aktualitet

I dënuar në Itali për krime seksuale, arrestohet 50-vjeçari në Elbasan

12 Qershor, 2025 11:23 am
Gjenden mbi 19 mijë bimë kanabis në qarkun e Shkodrës, procedohen dy shtetas
Aktualitet

Gjenden mbi 19 mijë bimë kanabis në qarkun e Shkodrës, procedohen dy shtetas

12 Qershor, 2025 11:09 am
Para
Kishte planifikuar takime në Preshevë, Serbia nuk lejon vizitën e ministrit të Brendshëm të Kosovës 

Kishte planifikuar takime në Preshevë, Serbia nuk lejon vizitën e ministrit të Brendshëm të Kosovës 

U arrestua nga Franca 2 muaj më parë, Behar Bajri ekstradohet drejt Shqipërisë

U ekstradua nga Franca, Apeli i GJKKO lë në burg Behar Bajrin 

Ngacmoi seksualisht 16-vjeçaren në shtëpinë e saj, arrestohet 65-vjeçari në Sarandë

Dibër/Vendosi eksploziv pranë banesës dhe biznesit të një 54-vjeçari, arrestohet autori i dënuar më parë për disa vepra 
















TE FUNDIT

Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah

Pavarësia e Kosovës, Presidenti Begaj: Pjesë e themelit të paqes në rajon, shtyllë e sigurisë evropiane
12 Qershor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar popullin e Kosovës me rastin e 26-vjetorit të Çlirimit. Përmes një postimi të...

Lexo më shumë

Rregull i ri në Europianin U-21/ Portieri nuk duhet të mbajë topin më shumë se…

Rregull i ri në Europianin U-21/ Portieri nuk duhet të mbajë topin më shumë se…
12 Qershor, 2025

Kampionati Europian i 21-vjeçarëve, emocionet që përjetohen ekskluzivisht në televizionin Klan Plus, zbaton edhe një rregull të ri. Gjithçka lidhet...

Lexo më shumë

“Vizion i përparimit të Shqipërisë”/ 34 vjetori i PS, Vengu: Arkitekte e së ardhmes!

“Vizion i përparimit të Shqipërisë”/ 34 vjetori i PS, Vengu: Arkitekte e së ardhmes!
12 Qershor, 2025

Partia Socialiste ditën e sotme shënon 34 vite nga “lindja e saj”. Që në mëngjes kryeministri Rama, ka çelur postimet...

Lexo më shumë

Vrasja e 65-vjeçarit në Klos/Të afërmit: Si u gjet viktima në rrugë nga elektricisti

Vrasja e 65-vjeçarit në Klos/Të afërmit: Si u gjet viktima në rrugë nga elektricisti
12 Qershor, 2025

Vrasja e regjistruar në fshatin Xibër, Klos, ka lënë pas saj familjarë me pikëpyetje për motivin e krimit, ashtu sikurse...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com