Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protestat në Francë, qeveria kërcënon prindërit e protestuesve të mitur me dy vite burg

2023/07/01 at 7:59 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Protestat në Francë, qeveria kërcënon prindërit e protestuesve të mitur me dy vite burg

Franca vijon të mbetet nën shtetrrethim pas protestave të dhunshme që shpërthyen për vrasjen e 17-vjeçarit Nael nga një oficer policie, teksa qytetet e mëdha hyjnë në natën e pestë të trazirave.

Presidenti Emmanuel Macron siç u njoftua më herët është detyruar të shtyjë vizitën e tij zyrtare në Gjermani dhe të qëndrojë në Paris, ndërkohë që qeveria franceze forcon masat që janë marrë për ti dhënë fund incidenteve.

Një ndër masat e ashpra që janë shtuar në listë është njoftuar nga ministri francez i Drejtësisë Erin Dupont Moretti, i cili ka paralajmëruar prindërit e të miturve se do të dënohen me 2 vite burg dhe 30 mijë euro gjobë nëse fëmijët e tyre arrestohen gjatë incidenteve.

Njoftimet e jashtëzakonshme të ministrit francez të drejtësisë erdhën nën hijen e thirrjeve dramatike të bëra sot në Francë nga kryebashkiakët e Marsejës dhe Lionit, të cilët i kërkuan Macron përforcime policore shtesë, kërkesë të cilën Parisi e plotësoi me urgjencë.

Vlen të theksohet se vala e zemërimit në thelb është shkaktuar nga të rinjtë dhe se nga 1300 arrestimet e bëra të premten, 30% e të arrestuarve ishin të mitur nga 14 deri në 17 vjeç.

Ndërkohë, shumë qytete si Saint-Etienne po shqyrtojnë mundësinë e procedimit të ndalimit të qarkullimit, ndërkohë që mbetet e hapur mundësia e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme,tezë që gjithnjë e më fuqishëm po shtrohet me ngulm nga një pjesë e botës politike të Francës.

Një gjendje e jashtëzakonshme do t’i lejonte autoriteteve të vendosin masa të veçanta si shtetrrethimi që u vendos në nëntor 2005 pas dhjetë ditë trazirash, edhe asokohe pas vdekjes së dy adoleshentëve që u goditën nga rryma elektrike teksa fshiheshin nga policia.

Gjithsej 1,311 persona u arrestuan mbrëmë në Francë në natën e katërt radhazi të dhunës dhe plaçkitjeve. Ky numër ishte dukshëm më i lartë se arrestimet e 875 personave të njoftuar një natë më parë, sipas ministrisë.

Ju sugjerojmë

Ankesa e PD për Kukësin, KAS shtyn shqyrtimin e ankimimit
Aktualitet

Ankesa e PD për Kukësin, KAS shtyn shqyrtimin e ankimimit

30 Maj, 2025 12:09 pm
Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh
-Shëndeti

Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh

30 Maj, 2025 11:58 am
Po tentonte të vidhte 1 automjet, arrestohet në flagrancë 56-vjeçari në Elbasan
Aktualitet

Po tentonte të vidhte 1 automjet, arrestohet në flagrancë 56-vjeçari në Elbasan

30 Maj, 2025 11:57 am
Macron u bën thirrje partive me “vlera republikane” ta formojnë Qeverinë e re
Bota

Macron:Ashpërsojmë qëndrimin ndaj Izraelit, nëse vazhdon bllokimi i ndihmave në Gazë

30 Maj, 2025 11:31 am
Shtyhet seanca për dosjen “Metamorfoza” ja kur mbahet procesi i ardhshëm gjyqësor
Aktualitet

Shtyhet seanca për dosjen “Metamorfoza” ja kur mbahet procesi i ardhshëm gjyqësor

30 Maj, 2025 11:30 am
Në Qershor hapen të gjithë kapitujt e negociatave/ Kos: Në Shqipëri po bëhet punë..
Aktualitet

Në Qershor hapen të gjithë kapitujt e negociatave/ Kos: Në Shqipëri po bëhet punë..

30 Maj, 2025 11:18 am
Fier/ Ndërron jetë në kopësht një fëmijë 3 vjeç
Aktualitet

Helmimi i fëmijëve në Gramsh/ AKU: Shkak, vezët me salmonelë

30 Maj, 2025 11:13 am
Korçë/ Përgatisnin doza kanabisi dhe i shisnin në qytet, pranga dy bashkëpunëtorëve
Aktualitet

Korçë/ Përgatisnin doza kanabisi dhe i shisnin në qytet, pranga dy bashkëpunëtorëve

30 Maj, 2025 11:10 am
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump kërcënohet me jetë nga një emigrant i paligjshëm

30 Maj, 2025 11:01 am
Kavajë/ Kreu vjedhje në disa banesa e iu gjet lëndë narkotike, pranga 33 vjeçarit
Aktualitet

Kavajë/ Kreu vjedhje në disa banesa e iu gjet lëndë narkotike, pranga 33 vjeçarit

30 Maj, 2025 10:53 am
Para
Rama, pritje të veçantë për Clinton

Rama, pritje të veçantë për Clinton

Fabregas tërhiqet nga futbolli i luajtur

Fabregas tërhiqet nga futbolli i luajtur

CIA: Rebelimi i armatosur tregon dëmin që Putini i ka bërë Rusisë

CIA: Rebelimi i armatosur tregon dëmin që Putini i ka bërë Rusisë

TE FUNDIT

Ankesa e PD për Kukësin, KAS shtyn shqyrtimin e ankimimit

Ankesa e PD për Kukësin, KAS shtyn shqyrtimin e ankimimit
30 Maj, 2025

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, ka shtyrë për herë të dytë shqyrtimin e ankimit të Partisë Demokratike për qarkun Kukës...

Lexo më shumë

Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh

Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh
30 Maj, 2025

Neurostimulimi ngre në këmbë një paraplegjik. Verifkohet në Itali për të parën herë në botë një rezultat i tillë, mbi...

Lexo më shumë

Po tentonte të vidhte 1 automjet, arrestohet në flagrancë 56-vjeçari në Elbasan

Po tentonte të vidhte 1 automjet, arrestohet në flagrancë 56-vjeçari në Elbasan
30 Maj, 2025

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 56-vjeçar, pasi u kap në flagrancë gjatë tentativës për të vjedhur 1...

Lexo më shumë

Macron:Ashpërsojmë qëndrimin ndaj Izraelit, nëse vazhdon bllokimi i ndihmave në Gazë

Macron u bën thirrje partive me “vlera republikane” ta formojnë Qeverinë e re
30 Maj, 2025

Franca mund të ashpërsojë qëndrimin e saj ndaj Izraelit, nëse ai vazhdon t’i bllokojë ndihmat humanitare për Rripin e Gazës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com