Kryeministri britanik, Keir Starmer, në një deklaratë për mediat, ka komentuar protestat e dhunshme në Mbretërinë e Bashkuar.
Starmer ka dënuar ashpër aktet e dhunshme, dhe është zotuar se “do të bëjë çfarëdo që duhet për t’i sjellë këta banditë para drejtësisë”.
“Ju garantoj se do të pendoheni që keni marrë pjesë në këto trazira qoftë drejtpërdrejt ose ata që nxisin akte të tilla në internet. Njerëzit në këtë vend kanë të drejtë të jenë të sigurt dhe megjithatë ne kemi parë komunitetet myslimane të shënjestruar dhe sulmet ndaj xhamive”, tha ndër të tjera Sir Keir Starmer.
Skena të dhunshme kanë shpërthyer në të gjithë vendin pas raportimeve të rreme se i dyshuari për vdekjen e tre vajzave të reja në një sulm me thikë në një klasë kërcimi, ishte një azilkërkues dhe mysliman.