Aleanca Kuq e Zi, ka protestuar mëngjesin e sotëm pranë Ministrisë së Jashtme, duke hedhur në oborrin e saj edhe edhe bomba tymuese ngjyruese. Kanë qenë afërsisht 200 protestues të cilët të drejtuar nga drejtuesi i AK Kreshnik Spahiu, me thirrjet: “Kuq e Zi me plisa, ti rrëzojmë këta plisa” dhe “Rroftë Llotaria, poshtë Qeveria”, kanë kërkuar rrëzimin e qeverisë Rama.