TIRANE- Protestuesit e Partisë Demokratike kanë prishur gardhin rrethues që ishte ngritur për punimet e këndit të lojërave. në fillim ka pasur përplasje mes policisë dhe protestuesve ku ka mbetur e lënduar lehtë një vajzë në radhët e protestuesve. Tani policia është terhequr dhe protestuesit vazhdojnë të prishin gjithçka kishte nisur për ndërtimin e këtij këndi lojërash.
Mësohet se sot po protestojnë vetëm aktivist dhe mbështetës të PD. Aktivistët e shoqërisë civile nuk i janë bashkuar sot opozitës.