Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, pasi është njohur me imazhet ku një polic godet me shpullë një grua aktiviste, në protestën e sotme në Parkun e Liqenit, i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako, lirimin e menjëhershëm të policit nga detyra.
“Kam kërkuar pezullimin e menjëhershëm të punonjësit të policisë nga detyra. Është i papranueshëm reagimi fizik i punonjësit të policisë ndaj gruas. Policia që duam, jo kjo që tregoi konflikti.”, është shprehur Tahiri në rastin në fjalë.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako, i cili ka kërkuar procedim disiplinor ndaj punonjësit të policisë, gjë që është vlerësuar edhe nga Drejtoria e Standardeve Profesionale e cila ka nisur procedimin. Ndërsa Drejtori vendor i policisë ka marrë masën e pezullimit nga detyra.
Ndërkohë që ka nisur procedimi edhe për shtetasen M.B e cila do të ndiqet për kundërshtim të kundërshtim të punonjësve të Policisë.