Për protestën në Rrugën e Kombit pritet të rritet numri i personave të arrestuar. Lapsi.al disponon listën e plotë me 44 vetë të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.
Ndërkohë që aktualisht mbahen në qeli 23 persona. Arrestimi i tyre është bërë nga policia, pa patur më parë një mandat të lëshuar nga Prokuroria.
Të paktën kështu janë shprehur deputetë të opozitës. Për këto arrestime janë tubuar në protestë tek Drejtoria e Policisë Tiranë familjarë të të arrestuarve.
Ata kërkojnë lirimin e menjëhershëm të njerëzve të tyre, si dhe kundërshtojnë taksën e vendosur për kalim në Rrugën e Kombit.