Ditën e nesërme opozita do të zhvillojë protestën e tetë kundër qeverisë “Rama”. Ndërkohë, një ditë para tubimit opozitar, kryeministri Edi Rama ka mbledhur në zyrën e tij, Gramoz Ruçin, Taulant Ballën dhe Sandër Lleshajn.
Mazhoranca po merr masat paraprake, pasi përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, mund të acaroj aksion opozitar
Ndaj, takimi në zyrën e Ramës vjen për të koordinuar aksionin e të majtëve jo vetëm për mbasditen e së shtunës, por dhe më tej, deri në ditën e zgjedhjeve, 30 qershor.
Publikimi i përgjimeve ka ngjallur debat të ashpër jo vetëm në arenën politike, por dhe në organet e akuzës./ Opinion.al E.Xh.