Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protesta, Rama: Abuzohet me të miturit, nuk janë të vetëdijshëm

2020/12/15 at 12:10 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama viziton sërish familjen e Klodian Rashës

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me protestat që po zhvillohen pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.


Rama tha se po abuzohet me të mitur, duke shtuar se ata që protestojnë nuk janë të vetëdishëm për atë që bëjnë.

Më tej kryeministri kritikoi analistët që mbështesin protestat, pasi sipas tij, qytetarët po djegin dhe thyejnë pronën publike.

“Së pari, unë mendoj që është fatkeqësi e madhe që njerëz me eksperiencë, njerëz me prani publike, me përgjegjësi publike, si ata të cilët ashtquhen analistë që shfaqen nëpër ekrane dhe shprehin opinionin e tyre nëpër portale, të jenë kaq të pandjeshme dhe të ndërkryer ndaj qeverisë dhe kaq të mbushur me një ndjenjë hakmarrje saqë të mos e ngrenë zërin për një fakt të trishtueshëm që është shfaqur këto ditë në Shqipëri. Për faktin me abuzimin me të miturit dhe ta quash këtë shenjë revolte që vjen nga një frustrim i shoqërisë, si një shembull për tu marrë përsa i përketë vandalizmave, do të thotë të jemi të alarmuar. Nuk flas i kryeministër, kryeministrat shkojnë e vijnë, askush nuk lind e askush nuk vdes kryeministër. Para se të jesh kryeministër je qytetar, prind në këtë vend dhe pasues i të tjerëve që kanë qenë para teje. Është përtej skandalozes, është një turp i pashoq të shikosh njerëz që mund të kenë arsyet e tyre, më pëlqen apo jo mua janë të drejta, por që të arrijnë deri në këtë pikë. Të ri abuzojnë të miturit duke i përdorur si argument për të vazhduar të pikturojnë një panoramë të një revolucioni të cilin kanë kohë që e presin. Është rënie në një nivel që nga pikëpamja humane është katastrofë. analistë që argumentojnë dobinë që kanë për shoqërinë djegia e pronës publike, çfarë problemi ka se po thyejnë se po djegin, përkundrazi, ky është fundi. Nuk e kam gjetur as tek filozofë e ekstremistë të majtë në Francë nuk e kam gjetur një fjalë për ta amnistuar dhunën. Çfarë janë këta? Shqetësimi im është si mund të arrihet deri këtu. Si mund të ndodhi kjo në Shqipëri? Nuk janë ata fëmijë të vetëdijshëm për atë që bëjnë, nuk janë të motivuar nga politika nga qenia e tyre apo nga ideja e një drejtësie ata janë ta abuzuar. Po përdoren për mish për top. Si mundem unë ta them që ata minoren që vandalizuar selinë e PS në Shkodër janë fajtorë. Ata nuk janë fajtor e nuk janë të vetëdijshëm, ata janë fëmijë që kanë problematikat e tyre por ata që janë pas tyre janë kriminelë. ata që i terrorizojnë në debate e komente bëjnë një akt moralisht kriminal. Si mundet? Çfarë i thonë këtë popullit shqiptar? Dilni e bëni kështu se kjo është rruga për të përmbysur regjimin. Cilin regjim? Cilat janë protestat që kanë arritur qëllimin e tyre? Ato të dhunshme apo ato paqësoret. Të jeni të sigurt që do ishin aty siç ishin për armët kimike. Nuk kanë djegur asnjë fije bari. kanë dalë në protestë dhe kanë kthyer mbrapsh një nismë që pata e mund të kishte shkuar në drejtim tjetër. Kjo qeveri ka të mete, por nuk ka të meta për të qenë shurdhe ndaj protestës. Protesta e studentëve ishte paqësore, por arriti qëllimin. Arriti qëllimin pse, se u trembëm ne nga gurët, zjarri nga thyerja e semaforëve, jo. Por, vetëdija ime dhe qeveria dëgjon, qeveria nuk është e fortë kur thotë se ka gjithmonë të drejtë”,-tha Rama./ Opinion.al

Etiketa: Klodian Rashaprotestaramate mitur


Ju sugjerojmë

Çmimi i arit arrin rekord të ri
Life Style

Çmimi i arit arrin rekord të ri

23 Dhjetor, 2025 1:37 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Dhunuan dy punonjës policie dhe drejtorin e IMT, zbulohen emrat e 3 të arrestuarve

23 Dhjetor, 2025 1:12 pm
Zbardhen dokumente të tjera, Trump udhëtoi të paktën 8 herë me avionin e Epstein
Bota

Zbardhen dokumente të tjera, Trump udhëtoi të paktën 8 herë me avionin e Epstein

23 Dhjetor, 2025 1:09 pm
Hetimet e SPAK, Mirlinda Karçanaj delegon kompetencat e saj si drejtoreshë e AKSHI
Kronikë

Hetimet e SPAK, Mirlinda Karçanaj delegon kompetencat e saj si drejtoreshë e AKSHI

23 Dhjetor, 2025 1:05 pm
Rama takim me komunitetin e biznesit: Paqja Fiskale, s’do ketë më inspektime
Aktualitet

Rama takim me komunitetin e biznesit: Paqja Fiskale, s’do ketë më inspektime

23 Dhjetor, 2025 12:15 pm
Kaosi në Kuvend, përjashtohen për 30 ditë 6 deputetë të PD
Kryesore

Kaosi në Kuvend, përjashtohen për 30 ditë 6 deputetë të PD

23 Dhjetor, 2025 11:26 am
Protesta e opozitës, Policia arreston 4 persona
Aktualitet

Protesta e opozitës, Policia arreston 4 persona

23 Dhjetor, 2025 9:34 am
Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026
Aktualitet

Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026

23 Dhjetor, 2025 7:59 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

23 Dhjetor, 2025 7:58 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23 Dhjetor, 2025 7:56 am
Para
COVID-19/ Rama: Vaksina falas, jo e detyrueshme për qytetarët

COVID-19/ Rama: Vaksina falas, jo e detyrueshme për qytetarët

Ardi Veliu nuk largohet, Rama:Dhe sikur 500 mijë veta të ishin në rrugë…

Ardi Veliu nuk largohet, Rama:Dhe sikur 500 mijë veta të ishin në rrugë...

Shpërblim për Vitin e Ri, Rama:Qeveria jep 34 mln dollarë për pensionistët

Shpërblim për Vitin e Ri, Rama:Qeveria jep 34 mln dollarë për pensionistët
















TE FUNDIT

Çmimi i arit arrin rekord të ri

Çmimi i arit arrin rekord të ri
23 Dhjetor, 2025

Është rekordi i parë që nga çmimi më i lartë deri tani i shënuar në tetor, kur kursi kapi shifrën...

Lexo më shumë

Dhunuan dy punonjës policie dhe drejtorin e IMT, zbulohen emrat e 3 të arrestuarve

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
23 Dhjetor, 2025

Tre persona janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Vlorës pasi ushtruan dhunë fizike ndaj Drejtorit të IMT-së në Bashkinë...

Lexo më shumë

Zbardhen dokumente të tjera, Trump udhëtoi të paktën 8 herë me avionin e Epstein

Zbardhen dokumente të tjera, Trump udhëtoi të paktën 8 herë me avionin e Epstein
23 Dhjetor, 2025

Sipas dokumenteve të fluturimeve, presidenti amerikan Donald Trump ka udhëtuar “të paktën tetë herë” me avionin privat të Jeffrey Epstein...

Lexo më shumë

Hetimet e SPAK, Mirlinda Karçanaj delegon kompetencat e saj si drejtoreshë e AKSHI

Hetimet e SPAK, Mirlinda Karçanaj delegon kompetencat e saj si drejtoreshë e AKSHI
23 Dhjetor, 2025

Mirlinda Karçanaj ka deleguar kompetencat e saj si drejtoreshë e AKSHI, pasi u la në masën arrest shtëpie. Me firmën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com