Protestuesit kanë nisur të marshojnë përpara kryeministrisë. Tashmë nga momenti në moment pritet të nisë protesta e opozitës me moton “Shqipërisë i dalim zot”.
Para Kryeministrisë është vendosur podiumi ku përfaqësuesit e opozitës do të mbajnë fjalimet e tyre, ndërkaq, dyert e saj janë të blinduara me veshje metalike. Po ashtu policia ka formuar kordonin për të mbrojtur godinën.
Opozita thirri këtë të shtunë një protestë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, për disa çështje po kryesorja është hetimi i ish-zyrtarit të FBI, Charls McGonigal, edhe për lidhjet e tij me Shqipërinë.
Demokratët akuzojnë kryeministrin Rama se është përfshirë në një aferë korruptive me qëllim shkatërrimin e opozitës./Opinion.al