Dhjetë persona janë shoqëruar nga Policia e Tiranës, të cilët ishin pjesë e protestës së stome para parlamentit.
Mësohet se ata janë lënë të lirë pas shoqërimit ku fillimisht janë marrë në pyetje nga autoritetet.
Protestuesit janë shoqëruar për aktet e dhunës dhe mosbindje ndaj policisë. Në mesin e të shoqëruarve janë Klevis Balliu, Sali Lushaj dhe krytari i PD Dega Kashar.
Gjatë protestës, qytetarët u përplasën me forcat e policisë si dhe dogjën goma të makinave.