Ka nisur protesta para Bashkisë Tiranë, protestë e thirrur nga opozita në lidhje me dosjen “5D”.
Protestuesit kanë vendosur para bashkisë goma, të cilat i kanë vendosur në pjesën e parme të bashkisë dhe kanë sjellë me vete kapsolla dhe vezë.
Nga ana tjetër policia ka blinduar zonën, duke qëndruar në gatishmëri, për të parandaluar incidenter dhe trazirat që mund të lindin nga protestuesit.