Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protesta për Veliajn/ SPAK: Qëndrimi i policisë, cënim serioz i pavarësisë së institucioneve të drejtësisë

2025/02/14 at 12:57 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbyllen hetimet, SPAK dorëzon në GJKKO dosjen “Partizani”

Edhe SPAK i është drejtuar me një shkresë zyrtare Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit duke shprehur shqetësimin mbi mungesën e reagimit të policisë, gjatë grumbullimit të mbështetësve të kryebashkiakut, Erion Veliaj.

Përmes një reagimi zyrtar, SPAK e konsideron qëndrimin e Policisë së Shtetit një shkelje flagrante të detyrimeve ligjore dhe një cenim serioz të pavarësisë së institucioneve të drejtësisë.

Ajo thotë se mbështetësit kanë penguar lëvizjen e prokurorëve, gjyqtarëve dhe personelit duke sulmuar automjetet dhe kanë përdorur fyerje dhe kërcënime ndaj tyre.

Në këtë shkresë, SPAK kërkon marrjen e masave nga Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të vënë përpara përgjegjësisë personat përgjegjës për mungesën e reagimit.

“Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), përmes një shkresë zyrtare me nr. protokolli 5458, dt. 14.02.2025, i është drejtuar Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit duke i shprehur shqetësimin mbi mungesën e reagimit në garantimin e sigurisë dhe rendit publik, përpara dhe  gjatë seancës gjyqësore më datë 12.02.2025 ora 08:30, përpara ambienteve të SPAK dhe Gjykatave të Posaçme.

Seanca gjyqësore zhvillohej për marrjen në pyetje të personave nën hetim E.V, A.X, E.A, G.S, M.P, F.B, dhe Sh.F për verifikimin e kushteve dhe kritereve të caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit.

Gjatë protestës së zhvilluar më 12.02.2025, protestuesit kanë penguar lëvizjen e prokurorëve, gjyqtarëve dhe personelit duke sulmuar automjetet dhe kanë përdorur fyerje dhe kërcënime ndaj tyre.

Bazuar në legjislacionin dhe aktet nënligjore në fuqi, objektet ku ushtrojnë veprimtarinë e tyre SPAK dhe Gjykata e Posaçme mbrohen nga Garda e Republikës. Po ashtu në nenin 7, pika 1, gërma “l” e ligjit nr. 33/2021 “Për gardën e Republikës së Shqipërisë”, parashikon  bashkëpunimin e Gardës së Republikës me Policinë e Shtetit për garantimin e sigurisë, veçanërisht në raste të situatave të jashtëzakonshme.

Duke u mbështetur tek raportimet e punonjësve të Gardës së Republikës janë kryer kërkesa të përsëritura për ndihmë drejtuar Policia e Shtetit për të garantuar perimetrin e jashtëm të SPAK dhe Gjykatave të Posaçme, duke vendosur një kordon sigurie të forcave policore. Kjo praktikë është ndjekur edhe më parë në protestat e zhvilluara, pranë ambienteve të SPAK dhe Gjykatave të Posaçme.

SPAK ka kërkuar përmes shkresës zyrtare me nr. protokolli 5458, dt. 14.02.2025: Marrjen e masave nga Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të vënë përpara përgjegjësisë personat përgjegjës për mungesën e reagimit.

Një shpjegim të argumentuar për mungesën e masave si në rastet e ngjashme në incidentin e datës 12.02.2025.

Gjithashtu e konsideron qëndrimin e Policisë së Shtetit një shkelje flagrante të detyrimeve ligjore dhe një cenim serioz të pavarësisë së institucioneve të drejtësisë. Mosveprimi për të garantuar sigurinë e prokurorëve dhe gjyqtarëve si dhe institucioneve të drejtësisë bie ndesh edhe me standardet ndërkombëtare si dhe ato që lidhen me kushtet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian për mbrojtjen e sundimit të ligjit.

Shkresa i është drejtuar veç Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, edhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore si edhe për dijeni Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri”, thotë SPAK. 

Ju sugjerojmë

Video/PSG solli trofeun në shtëpi!‘Arenë lufte’ në Paris, pranga rreth 300 persona
Bota

Video/PSG solli trofeun në shtëpi!‘Arenë lufte’ në Paris, pranga rreth 300 persona

1 Qershor, 2025 9:24 am
Foto/ Detaje nga ekzekutimi i 57 vjeçarit në Lezhë. Ja pista e dyshuar për vrasjen
Aktualitet

Foto/ Detaje nga ekzekutimi i 57 vjeçarit në Lezhë. Ja pista e dyshuar për vrasjen

1 Qershor, 2025 9:00 am
Tronditet Lezha, një 57 vjeçar ekzekutohet në oborrin e shtëpisë së tij
Aktualitet

Tronditet Lezha, një 57 vjeçar ekzekutohet në oborrin e shtëpisë së tij

1 Qershor, 2025 8:32 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 1 qershor 2025

1 Qershor, 2025 8:25 am
Horoskopi, 27 korrik 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 1 qershor 2025

1 Qershor, 2025 8:11 am
Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola
Kryesore

Paris Saint-Germain fiton Champions-in, ndëshkoi Interin me 5 gola

31 Maj, 2025 10:59 pm
Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
-Jetë dhe Stil

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

31 Maj, 2025 10:45 pm
Kurti sulmon opozitën: Janë arkaikë, refuzojnë gruan më të votuar
Rajoni

Kurti sulmon opozitën: Janë arkaikë, refuzojnë gruan më të votuar

31 Maj, 2025 10:34 pm
Avioni bie mbi një shtëpi, humbin jetën dy persona në Gjermani
Bota

Avioni bie mbi një shtëpi, humbin jetën dy persona në Gjermani

31 Maj, 2025 10:02 pm
Fieri, Divjaka dhe Pogradeci çelin sezonin veror
Aktualitet

Fieri, Divjaka dhe Pogradeci çelin sezonin veror

31 Maj, 2025 9:32 pm
Para
Berisha zbardh detaje nga hetimet e SPAK për Ballukun: Të dini çfarë ka telefoni i drejtorit të Belindës, ju ikën mendja e kokës! 

Berisha zbardh detaje nga hetimet e SPAK për Ballukun: Të dini çfarë ka telefoni i drejtorit të Belindës, ju ikën mendja e kokës! 

BE paralajmëron kundërpërgjigje të ashpër ndaj rritjes së tarifave reciproke të SHBA

BE paralajmëron kundërpërgjigje të ashpër ndaj rritjes së tarifave reciproke të SHBA

Denoncimi i Nesti Angonit për Erion Veliaj, Berisha: Letra erdhi nga burgu i Fierit 

Denoncimi i Nesti Angonit për Erion Veliaj, Berisha: Letra erdhi nga burgu i Fierit 

TE FUNDIT

Video/PSG solli trofeun në shtëpi!‘Arenë lufte’ në Paris, pranga rreth 300 persona

Video/PSG solli trofeun në shtëpi!‘Arenë lufte’ në Paris, pranga rreth 300 persona
1 Qershor, 2025

Pasi PSG fitoi finalen e Ligës së Kampioneve, kjo gjë ka entusiazmuar së tepërmi fansat në Francë, pasi krijuan disa...

Lexo më shumë

Foto/ Detaje nga ekzekutimi i 57 vjeçarit në Lezhë. Ja pista e dyshuar për vrasjen

Foto/ Detaje nga ekzekutimi i 57 vjeçarit në Lezhë. Ja pista e dyshuar për vrasjen
1 Qershor, 2025

Të tjera detaje mësohen nga ngjarja e cila është shënuar sot në Lezhë, ku mbeti i vrarë një 57-vjeçar. Ngjarja...

Lexo më shumë

Tronditet Lezha, një 57 vjeçar ekzekutohet në oborrin e shtëpisë së tij

Tronditet Lezha, një 57 vjeçar ekzekutohet në oborrin e shtëpisë së tij
1 Qershor, 2025

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tale të Lezhës, ku një person është vrarë me armë zjarri, në rrethana...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 1 qershor 2025

Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
1 Qershor, 2025

Dita e Dielë pritet të sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin e vendit, me dominim të motit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com