TIRANE- Një situatë e pakëndshme për deputetët demokratë ka qenë ajo e mbrëmshmja në dyert e policisë. Ndërsa aktivistët e shoqërisë civile prisnin lirimin e shokëve të tyre, në këto ambiente kanë shkuar dy deputetët e PD, Arben Ristani dhe Flamur Noka, të shoqëruar edhe nga këshilltari i PD në bashkinë e Tiranës, Leonard Olli.
Por, kjo nuk ka qenë një situatë e përshtatshme për ta duke kërkuar largimin e tyre, pasi sipas tyre nuk duan që çështja të politizohet.