Sot po zhvillohet protesta e dymbëdhjetë e opozitës para Bashkisë Tiranë.
Protesta nisi me hedhje molotovi dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë, pasi përfaqësuesit e opozitës kanë tentuar të heqin gardhin metalik.
Më pas protestuesit iu kanë vënë flakën edhe gomave të vendosura para godinës së bashkisë.
Policia ka përdorur fikëset e zjarrit për të shuar flakët dhe gazin lotësjellës si kundërpërgjigje ndaj protestuesve.
Por ky veprim i Policisë ka irrituar disa nga protestuesit, që kanë reaguar ndaj forcave të rendit. Policia ka spërkatur me ujë me presion disa nga protestuesit, ndërsa tymi ka krijuar jo pak probleme.