Edhe protesta e sotme është shoqëruar me momentet tensioni, ku protestuesit para Bashkisë Tiranë kanë hedhur sasi molotovi.
Gjithashtu protestuesit kanë hequr edhe një pjesë të gardhit metalik që rrethonte godinën e Bashkisë Tiranë.
Ndërkohë efektivët e policisë me skafandra në kokë janë vendosur “gardh” para Bashkisë Tiranë duke mos lejuar asnjë nga protestuesit që të kalojnë “kufirin” e sigurisë./Opinion.al