Protestuesit e opozitës dhe mbështetësit e saj kanë shkuar para Bashkisë Tiranë me qese me mbetje në duar.
Qeset me mbetje janë hedhur në drejtim të godinës së bashkisë nga qytetarë, të cilëve u është bashkuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi.
Kjo është protesta e 24 që zhvillohet para Bashkisë ku kërkesa kryesore e protestuesve vijon të mbetet largimi i kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj.