Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar lidhur me protestën e sotme paara Bashkisë ku nuk munguan molotovët dhe përqasjet me forcat e Policisë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Veliaj ka publikuar momentet kur protestuesit kanë hedhur molotov. Në këtë video shihet një nga efektivët që largon me këmbë një nga molotovët që mund të kishte shpërthyer te kordoni i policisë.
Velia ka vlerësuar punën e bërë nga efektivi dhe policëve të tjerë që ruajtën perimetrin e sigurisë së Bashkisë së Tiranës.
Kryebashkiaku thotë se skena si ato të vitit ’97 nuk kan vend në Tiranën e vitit 2024. Ndërkohë, anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka paralajmëruar një tjetër protestë para Bashkisë së Tiranës.
Postimi i Erion Veliajt
Asllan Shyti shmangu djegien e kolegeve e te vetes! As e njoh, as me njeh. Shkoi ne pune me koleget e policise jashte, si koleget e bashkise brenda! Nuk ka problem te protestosh dhe kur je pinjoll i Saliut e Fahriut qe e dogjen kete vend! E drejta jote! Por ka shume problem kur kerkon te vazhdosh te djegesh per te kompesuar votat e protestuesit qe s’te mbeshtesin. Ne Bashki punojne njerez qe nga koha e Kelmemdit e Brojkes. Policet gjithashtu kane qene e do jene te shtetit. Skenat e ’97 nuk kane vend ne Tiranen e 2024-es! Asllanin e shoket i ruajti Zoti me ate reagim! Mirenjohje te gjitheve!
Asllan Shyti shmangu djegien e kolegeve e te vetes! As e njoh, as me njeh. Shkoi ne pune me koleget e policise jashte, si koleget e bashkise brenda!
Nuk ka problem te protestosh dhe kur je pinjoll i Saliut e Fahriut qe e dogjen kete vend! E drejta jote! ✌️
Por ka shume problem… https://t.co/Vy52EeAE67 pic.twitter.com/nlsNRq6bAR
— Erion Veliaj #B40TiranaSummit 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) April 11, 2024