Endriti Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar në rrjetet sociale duke shpërndarë thirrjen për pjesëmarrje në protestë që do të mbahen këtë të premte në Tiranë.
“A jeni gati?”, shkruan ai në një postim në ‘Instagram’, ndërsa i bën thirrje qytetarëve nga të gjitha trojet shqiptare t’i bashkohen tubimit që kërkon drejtësi për ish-udhëheqësit e UÇK-së.
Ish-krerët e UÇK, ndodhen në paraburgim në Hagë.
Protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbej”, në orën 17:00 të pasdites. Të pranishëm në tubim do të jenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ish-presidenti Alfred Moisiu, si dhe lideri i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti.
Organizatorët presin pjesëmarrje masive nga të gjitha trojet shqiptare, në një akt solidariteti për ata që konsiderohen figura kyçe të luftës për çlirim të Kosovës.