Në daljen për media drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka folur edhe për protestën në autostradën Thumanë-Kashar.
Rrumbullaku theksoi se autostrada është e standardeve më të mira dhe nëse në protestë ka paligjshmëri, policia do të veprojë.
“Të mos bllokohet autostrada Thumanë-Kashar. Ne do bëjmë detyrën tonë bazuar në ligj. Të jeni të bindur se kemi të bëjmë me autostradë të standardeve më të mira, A1.
Sigurojmë rendin e qetësisë në protestë, por kushdo që ka kalon në paligjshmëri, policia do të veprojë”, deklaroi Rrumbullaku.