Pjesëtarë të komunitetit serb kanë dalë në një tjetër protestë nga qendra e Mitrovicës së Veriut deri në Zveçan, ku kanë kërkuar edhe njëherë lirimin e personave të arrestuar nga Policia e Kosovës.
Autoritetet kosovare kanë arrestuar disa serbë në ditët e fundit si shkaktarë të incidenteve të fundit në veri të vendit, për sulmet ndaj forcave të KFOR dhe gazetarëve të mediave të ndryshme.
Tubimi është organizuar nga një shoqatë sportistësh, teksa në të merrnin pjesë dhe stafi mjekësor i Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicës.
Protesta të ngjashme ka pasur dhe në komunat e tjera me shumicë serbe në veri, ku pjesëmarrësit kërkuan mes të tjerash dhe tërheqjen e njësive speciale të Kosovës.