Mbi 20 persona që konsiderohen me prirje të theksuar radikale dhe precedentë janë ndaluar sot nga antiterrori në të gjithë vendin.
BalkanWeb raporton se mes të shoqëruarve ka edhe shtetas të huaj që janë duke u marrë në pyetje me qëllim për të mos lejuar që këta persona që t’i bashkohen protestë së opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për nga rrezikshmëria që paraqesin.
Bëhet me dije gjithashtu se këta persona janë ndaluar në Tiranë dhe rrethe, ndërsa mes tyre ka edhe shtetas të huaj.