Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protesta intensive dhe zgjedhje pa Ramën, ja marrëveshja e PD me aleatët

2019/04/23 at 9:38 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Protesta intensive dhe zgjedhje pa Ramën, ja marrëveshja e PD me aleatët

Në një kohë kur kryetarët e disa partive të vogla aleate të Partisë Demokratike kanë pranuar mandatet për t’u bërë pjesë e Parlamentit, e djathta ka krijuar zyrtarisht një koalicion opozitar. Marrëveshja e firmosur mes Lulzim Bashës dhe kryetarëve të partive aleate si PR, LSI, PAA, PDK, PBDNJ, PDIU dhe LZHK përmban dhjetë pika kyçe.


Një pikë e rëndësishme e kësaj marrëveshjeje të firmosur sot, është moslejimi i asnjë farse elektorale nga Edi Rama.

“Në mbrojtje të demokracisë dhe të zgjedhjeve të lira e të ndershme, partitë nënshkruese të këtij Koalicioni angazhohen të mos lejojnë asnjë farsë elektorale, të organizuar nga qeveria ilegjitime e Edi Ramës”, thuhet në pikën katër të marrëveshjes.

Gjithashtu, në pikën më poshtë parashikohet përshkallëzimi i protestave për ta bërë të pamundur mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 30 qershor, për të cilat PD ka deklaruar se do t’i bojkotojë.

“Paramundësimi i mbajtjes së zgjedhjeve (të diktuara nga pakti i Edi Ramës në krimin e organizuar dhe paratë e tyre të pista, të realizohet përmes përshkallezimit të aksionit opozitar në të gjithë vendin”, shkruhet në pikën pesë.

Marrëveshja me 10 pika e firmosur mes PD dhe aleatëve:

  1. Krijimin e një koalicioni të bashkuar opozitar qytetar për zgjedhjet e ardhshme në vend.
  2. Partitë nënshkruese të këtij koalicioni do të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
  3. Rruga e vetme për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme është formimi i një qeverie Tranzitore me mandat të posaçëm për:

-kthimin e legjitimitetitv politik të qeverisjes në vend nëpërmjet zgjedhjeve të përkohshme parlamentare.

-përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme parlamentare dhe vendore në Shqipëri.

-Realizimin e reformës zgjedhore dhe ndjekjen e zbatimit të saj me fokus të veçantë shkëputjen e lidhjes mes politikës dhe krimit , luftën ndaj fenomenit masiv të blerjes së së votave, intimidimit kriminal mbi zgjedhësit, si dhe eleminimin e pabaraziosë mes partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje.

– Krijimin e klimë së besimit për zbatimin e reformës në drejtësi jashtë çdo ndërhyrje politike.

– Krijimin e kushteve të nevojshme për të përshpejtuar nisjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në BE dhe ndërmarrjen e çdo reforme të nevojshme për këtë qëllim.

  1. Në mbrojtje të demokracisë dhe të zgjedhjeve të lira e të ndershme, partitë nënshkruese të këtij Koalicioni angazhohen të mos lejojnë asnjë farsë elektorale, të organizuar nga qeveria ilegjitime e Edi Ramës.
  2. Paramundësimi i mbajtjes së zgjedhjeve (të diktuara nga pakti i Edi Ramës në krimin e organizuar dhe paratë e tyre të pista, të realizohet përmes përshkallezimit të aksionit opozitar në të gjithë vendin.
  3. Rikonfirmojmë vullnetin tonë se Integrimi Europian i Shqipërisë është rruga e vetme për t’i dhënë fund tranzicionit të tejzgjatur. Shprehim vendosmërinë tonë të plotë për të ndërmarrë çdo hap, që bën realitet rrugëtinin e pandalshëm dhe të shpejtë të Shqipërisë . Familjen Europiane.
  4. Angazhohemi për të unifikuar dhe miratuar një Platformë të Përbashkët për çlirimin e ekonomisë nga oligarkia dhe krimi me mbështetje qeveritare apo politikat renduese fiskale. Ky trinom është përgjegjës për rritjen e papunësisë, largimin e investimeve të huaja, falimentimin e fermerëve dhe sipërmarrjes private. Kjo Platformë e Përbashkët ka për qellim nxjerrjen e vendit nga kriza e rëndë ekonomike për të krijuar punësim, zhvillim, mirëqenie dhe mundësi të barabarta për të gjithë.
  5. Angazhohemi për luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe pastrimit të parave të pista, si pengesa kryesore për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit, sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.
  6. Mbështesim çdo qytetar, të drejtat dhe liritë themelore të çdo cilit dhunohet nga veprimet arbitrare të institucioneve shtetërore.
  7. Angazhohemi për një marrëdhënie elektorale me çdo individi apo parti politike, të identifikuara aktualisht si opozitare, bazuar në parimin e proporcionalitetit dhe integritetit të nënshkruesve.

Koalicioni i Bashkuar Opozitar dhe Qytetar ngarkon Partinë Demokratike të Shqipërisë, si partia më e madhe e Koalicionit, për realizimin e marrëveshjeve individuale apo në grup për zgjedhjet me të gjitha palët nënshkruese.



Ju sugjerojmë

FOTO/ Ky është autori që vrau në sallën e Gjykatës gjyqtarin Astrit Kalaja
Kronikë

FOTO/ Ky është autori që vrau në sallën e Gjykatës gjyqtarin Astrit Kalaja

6 Tetor, 2025 7:03 pm
Vrasja e gjyqtarit/ Ministrja e Brendshme: Forcat e policisë nuk kanë përgjegjësi
Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit/ Ministrja e Brendshme: Forcat e policisë nuk kanë përgjegjësi

6 Tetor, 2025 6:56 pm
Si ndodhi vrasja në sallën e Gjykatës/Dha vendimin kundër familjes së tij, autori…
Kronikë

Si ndodhi vrasja në sallën e Gjykatës/Dha vendimin kundër familjes së tij, autori…

6 Tetor, 2025 6:37 pm
VIDEO/ Momentit kur gjyqtari Kalaja nxirret me barrelë nga Gjykata
Kronikë

VIDEO/ Momentit kur gjyqtari Kalaja nxirret me barrelë nga Gjykata

6 Tetor, 2025 6:31 pm
Vrasja e gjyqtarit/ Kjo është godina në Shkodër për të cilën ka lindur konflikti
Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit/ Kjo është godina në Shkodër për të cilën ka lindur konflikti

6 Tetor, 2025 6:27 pm
Vrasja e gjyqtarit brenda sallës së Apelit, reagon Dhoma e Avokatisë
Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit brenda sallës së Apelit, reagon Dhoma e Avokatisë

6 Tetor, 2025 6:00 pm
Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës
Aktualitet

Ekzekutimi i gjyqtarit Astrit Kalaja, Rama: Duhet përgjigje ekstreme për agresorin

6 Tetor, 2025 5:52 pm
Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit, Berisha: Dëshmi e kontrollit të rendit nga krimi

6 Tetor, 2025 5:51 pm
Izraeli dëbon Greta Thunberg dhe 170 aktivistë të tjerë drejt Greqisë dhe Sllovakisë
Bota

Izraeli dëbon Greta Thunberg dhe 170 aktivistë të tjerë drejt Greqisë dhe Sllovakisë

6 Tetor, 2025 5:45 pm
Detaje të reja nga ekzekutimi i gjyqtarit Astrit Kalaja, u qëllua tri herë
Kronikë

Detaje të reja nga ekzekutimi i gjyqtarit Astrit Kalaja, u qëllua tri herë

6 Tetor, 2025 5:25 pm
Para
Nënshkruan marrëveshjen me Bashën, çfarë thonë Mediu dhe Dule

Nënshkruan marrëveshjen me Bashën, çfarë thonë Mediu dhe Dule

SHBA/ Siguria e kufirit, një tjetër rrezik për mbylljen e qeverisë

Kujdes me regjistrimin e vendbanimit, pas 10 majit vendosen gjoba

Ndoka: Ne jemi ekipi kombëtar, Rama merret me të rinjtë dhe të vjetrit

Ndoka: Ne jemi ekipi kombëtar, Rama merret me të rinjtë dhe të vjetrit
















TE FUNDIT

FOTO/ Ky është autori që vrau në sallën e Gjykatës gjyqtarin Astrit Kalaja

FOTO/ Ky është autori që vrau në sallën e Gjykatës gjyqtarin Astrit Kalaja
6 Tetor, 2025

Ky është Elvis Shkambi, autori që vrau në sallën e Gjykatës së Apelit gjyqtarin Astrit Kalaja. Shkambi u fut me...

Lexo më shumë

Vrasja e gjyqtarit/ Ministrja e Brendshme: Forcat e policisë nuk kanë përgjegjësi

Vrasja e gjyqtarit/ Ministrja e Brendshme: Forcat e policisë nuk kanë përgjegjësi
6 Tetor, 2025

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu ka reagua ashpër në lidhje me ngjarjen e rëndë ku gjyqtari Astrit Kalaja u ekzekutua...

Lexo më shumë

Si ndodhi vrasja në sallën e Gjykatës/Dha vendimin kundër familjes së tij, autori…

Si ndodhi vrasja në sallën e Gjykatës/Dha vendimin kundër familjes së tij, autori…
6 Tetor, 2025

Katër plumba janë lëshuar drejt gjyqtarit Astrit Kalaja, menjëherë pasi ai dha vendimin për një çështje pronësie, që ishte kundër...

Lexo më shumë

VIDEO/ Momentit kur gjyqtari Kalaja nxirret me barrelë nga Gjykata

VIDEO/ Momentit kur gjyqtari Kalaja nxirret me barrelë nga Gjykata
6 Tetor, 2025

Ky është momenti i transportimit të gjyqtarit Astrit Kalaja drejt Spitalit të Traumës pasi u qëllua me armë zjarri në ambientet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com