Partia Demokratike ka paralajmëruar protestën e radhës ditën e enjte dhe pikërisht këtë arsye ka patur edhe takimi i Lulzim Bashës me 53 kryetarët e partisë së rrethe.
Mbledhja është mbajtur në selinë e PD dhe ka zgjatur rreth 30 minuta, ku është diskutuar mbi organizimin e protestës, të enjten ora 10:00.
Protesta do të zhvillohet paralelisht me seancën plenare në Kuvend ku do të votohet buxheti. Kjo është protesta e dytë e PD-së brenda pak ditësh.