TIRANE- Ka nisur protesta e te rinjve perpara parlamentit. Protesta ka nisur me kenge rroku, pankarta, tymuese. Disa prej protestuesve mbajne plisa ne koke. I pari e ka marre fjalen kryetari i sapo zgjedhur i FRPD, Belind Kellici. “Te ngrihemi per te ardhmen tone, te largojme qeverine qe nuk ofron asgje per te rinjte”, u shpreh ai. Vuvuzelat shoqerojne fjalimet qe po mbahen ne nje podium te improvizuar perpara salles se seancave plenare.