Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 19 protestues që dyshohet se në protestën e 24 janarit që Partia Demokratike zhvilloi në kryeqytet, hodhën molotovë drejt kryeministrisë dhe forcave të rendit.
Kujtojmë se Prokuroria kishte kërkuar për 5 arrest në burg, 5 arrest shtëpie dhe 9 të tjerë detyrim paraqitje.
Gjatë seancës, u raportua një incident në hollin e Gjykatës Penale, ndërsa gjyqtarët ishin të tërhequr për të diskutuar vendimin.
Avokatët e të arrestuarve për protestën e 24 janarit pretenduan se u provokuan nga një person, duke krijuar tension në ambientet e gjykatës, ku i pranishëm ishin edhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu.
“Kush është ky provokator? Kush e solli këtë këtu, ka 5 orë”, u dëgjua të thoshte deputeti i PD-së, Klevis Balliu.















