Të degraduar dhe zhgënjyese i ka cilësuar protesta e opozitës kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Në ceremoninë e fillimit të punimeve për Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, Veliaj tha se më serioze është kur diskuton për teatrin fëmijëve se sa fjalimet e demokratëve në protesta.
“Kur pashë pamjet e asaj proteste me fishkëllima e ulërima, të bësh një teatër fëmijësh të duket një punë shumë serioze. Kur shikon se si të rriturit kanë degraduar, si një pjesë e politikës ka degraduar, më duket shumë më serioze biseda sot për një teatër kukullash e një teatër fëmijësh se sa disa nga ata që kinse peshohen në gravitetin e seriozitetit dhe në fakt zhgënjejnë me ato performanca”, tha Veliaj.
Kujtojë që Opozita ka zhvilluar protestën përpara parlamentit ditën e hënë gjatë e seancës plenare dhe gjithashtu ka bërë thirrje për një protestë tjetër ditën e nesërme në orën 10:00.
Po ashtu, opozita ka njoftuar se do të zhvillojë protestë kombëtare më 3 mars, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama./Opinion.al