Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka kërcënuar edhe njëherë opozitën se në rast se do ta gjobisë sërish nëse kryen akte vandale në protestat e saj
Veliaj zgjodhi tia bëjë të ditur vendimin opozitës në mbledhjen e Këshillit Bashkiak që po mbahet në këto momente.
“As vendlindja dhe as bindja politike nuk duhet të përdoret si alibi për të mbrojtur vandalizimin e këtij qyteti. Shpresojmë që partitë politikë të mos na e shkatërrojnë qytetin gjatë protestës së radhës. I themi të ardhurve mirë se vini në Tiranë, por mos na e shkatërroni Tiranën. Jo vetëm do të paguhet gjoba që u emërtua herën e fundit, por po pati dëmtime prapë faturën ke… të merren me korrierin ata… letra do u shkojë”,- deklaroi Veliaj.