Opozita po zhvillon protestën e radhës pasditen e sotme në Tiranë.
Aksionin e saj, opozita e ka shtrirë protestën e saj në 5 akse kryesore të kryeqytetit. Edhe te Pallati me Shigjeta është bllokuar qarkullimi i automjeteve. Por më e ashpër është situata te Rruga e Elbasanit.
Protestuesit shtyjnë efektivët në mënyrë që të heqin kordonin policor, ndërkohë që ka edhe përplasje fizike mes tyre.
“Qytetarët s’mund të largohen me dhunë!”, tha me megafon demokrati Klevis Balliu.