Policia e Tiranës ka marrë masat për protestën që do të zhvillojë PD e drejtuar nga Sali Berisha para parlamentit në orën 10:00.
Sipas njoftimit zyrtarë të policisë, në orën 08:00 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në bulevardin Zhan D’Ark dhe rrugën “Xhorxh Bush”. Drejtuesit e automjeteve, ato të transportit publik, si dhe këmbësorët gjithashtu, të shmangin këto rrugë dhe të përdorin rrugë alternative.
Ndër të tjera, Policia e Tiranës u bën thirrje organizatorëve të protestës që të distancohet nga aktet dhe dhunës pasi nuk do të tolerohen sjellje apo veprime që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.