Opozita protestoi sot për të pestën herë para bashkisë së Tiranës, duke kërkuar largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Gjatë protestës, qytetarët hodhën dhe molotov në drejtim të godinës së Bashkisë së Tiranës, duke vënë në rrezik edhe jetën e efektivëve të policisë.
Pasi protestuesit ndërprenë hedhjen e molotovëve, një nga efektivët e policisë nuk është ndier mirë. Ai humbi ndjenjat dhe ka ra në tokë, më pas ai është transportuar me autoambulancë në spital.