Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka folur për herë të parë pas tre ditësh për protestën e opozitës. Meta theksoi se nuk dëshiroj devijoj përmbajtjen e kësaj konference, qa më tepër të përfshij kryetarin e Kuvendit të Kosovës.
“Çdo protestë paqësore demokratike qytetare është për t’u respektuar dhe çdo kërkesë që kërkon garantimin e standerteve më të larta të zbgjedhjev është një kërkesë që meriton vlerësim edhe dialog”, u shpreh ai.
Kreu i Kuvendit, bëri me dije gjithashtu se më gjerësist për këtë çështje do të flasë gjatë ditëve në vijim, duke u shprehur: “Do të kemi kohë ditët që vijnë”.
Këtë deklaratë Meta e bëri nga Kryesia e Kuvendit gjatë një konference shtypi me kryetarin e parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli.