Duket se përgatitja e protestes se datës 17 ka angazhuar fort të gjithë strukturat e PD. Gjatë javës së ardhshme edhe deputetët demokratë të Tiranës do të jenë të angazhuar me organizimin e anëtarësisë dhe simpatizantëve për protestën. Për këtë protestë ata do të “sakrifikojnë” dhe komisionet parlamentare. Burime të opinion.al bëjnë të ditur se deputetët e Tiranës nuk do të jenë pjesë e komisioneve. Organizimi dhe koordinimi me strukturat e PD në Tiranë do të jetë angazhimi i tyre kryesor ne fillimjavën e ardhshme. Pjesa tjetër e deputetëve do të vijojë normalisht punën me kalendarin e punimeve të komisioneve parlamentare.