Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e përjavshme për mediat deklaroi se protesta e 3 Marsit, nuk ka lidhje me vendimin e gjykatës, e cila në të njëjtën datë do të vendosë për vulën e PD.
Berisha tha se protesta do të jetë vetëm kundër kryeministrit Edi Rama.
Pyetje: Ju do jeni në shesh duke protestuar në 3 mars dhe nëse gjykata vendos kundra jush, cila është lëvizja juaj?
Berisha: Jo, s’kemi punë me gjykatën. Unë kam atakuar vetëm një gjykatës. Një protestë gjigante si ajo e 3 marsit, nuk merret me gjykatën, por do të merret me Edi Ramën. Ra si koincidencë.