Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protesta e 26 nëntorit/ Salianji letër nga burgu i Fierit: Për të ndryshuar situatën, duhet rezistencë!

2024/11/23 at 4:31 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Protesta e 26 nëntorit/ Salianji letër nga burgu i Fierit: Për të ndryshuar situatën, duhet rezistencë!

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, ka dërguar një letër nga burgu për qytetarët, pak ditë para protestës së 26 nëntorit.

Salianji i bën thirrje shqiptarëve që të rezistojnë dhe të ngrenë krye, për të ndryshuar situatën.

Teksa tregon kushtet e qelisë numër 6 në burgun e Fierit, ku thotë se është ftohtë dhe ka lagështi ai është ndalur tek ngjarjet e fundit.

Sipas tij, situata më e vështirë jashtë është vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, që sipas tij, tregon dështimin e gjithë qeverisë bashkë me strukturat që ka në varësi.

“Për ta ndryshuar situatën, duhet të qendrojmë, të rezistojmë, të ngremë krye.

Shkurtimi i ditës, i ftohti dhe lagështira nuk e kursejnë këtë anë ku është vendosur burgu i Fierit dhe as qelinë nr 6. Këto kushte atmosferike nuk e bëjnë aspak më të mirë një dënim politik. Por, edhe më të rëndë e sjell atmosfera jashtë. Asnjë lajm i mirë nuk mbërrin nga askund në Shipërinë tonë. Punët po shkojnë përherë e më keq.
Teksa parakalon rëndshëm propaganda qeveritare sikur në polici dhe në Ministrinë e Brendshme po bëhet nami me konkurse e ndryshime, pasiguria për jetën ka shkuar në skaj.
Vrasja e 14 vjeçarit në derën e shkollës, pas një sherri të përsëritur, tregon dështimin skandaloz të gjithë qeverisë bashkë me atë dyzinë strukturash që ka në varësi, që janë aty, e kanë për detyrë të parandalojmë që tragjedi të tilla të mos ndodhin.
Nuk mundem as ta imagjinoj se si ndihen prindërit e Martinit. Ama në ekran pashë se i ati dhe e ëma u shfaqen me një kurajo të jashtëzakonshme. Dhe me një mesazh frymëzues. As histeri, as thirrje për hakmarrje. Dhe patën edhe empati, kur thanë se edhe prindërit e autorit s’duhet të jenë të lumtur, pasi asnjë baba nuk do që i biri të bëhet kriminel. Kërkuan drejtësi.
Ky ishte një prej manifestimeve më prekëse dhe më ndikuese besoj në opinion në kohët e fundit. Po ashtu dhe protesta që prindër dhe qytetarë bënë të enjten, marshimi I tyre nga vendi I ngjarjes tek Ministria e Arsimit, ku një ogertë u shfaq në një dritare për të kujtuar këdo se sa arrogante dhe e panndjeshme është rilindja.
Mësohet se fjala “Manifestim”, ka dalë më e popullarizuara, më e kërkuara në botë, sipas fjalorit britanik “Cambridge Dictionary”.
Në fusha të ndryshme, ka kuptim të ndryshëm. Ne si shoqëri në gjendjen ku jemi, kemi nevojë për sensin, manifestim, për të shprehur, për të kërkuar, për t’i dhënë zë asaj që aspirojmë, asaj që duam, asaj që meritojmë.
Europa ku duam të shkojmë, duket kaq larg me aktet që bën sot qeveria e kryeministri.
Vetëm një grimë, një hije, një tentativë reduktimi i lirisë të ketë, në një vend normal të kontinentit dhe në perendim, do të shohësh që kjo do të shoqërohej me manifestime masive.
Edhe pse sot pranohet nga shumë studiues se rreziku më i madh që i kanoset demokracisë është tirania e të ndenjurit mënjanë e qytetarëve, pra apatia.
Tek ne kjo është edhe më e theksuar për fat të keq. Dhe është po ashtu, terreni më i mirë për sunduesin që ka qejf ta shfaqë veten si artist.
Unë shpresoj se manifestimi, revolta, do ta gjejë humusin dhe tek ne dhe do të popullarizohet. Nëse duam një vend normal, duhet ta kërkojmë atë. Nëse duam zgjedhje të lira e të ndershme, duhet të maniftojmë për to. Nëse duam në fund të fundit drejtësi, duhet të gjakojmë për drejtësi.

Asgjë nuk vjen vetë. Aq më keq po tja lësh në dorë qeverisë dhe kryeministrit. Ai ka treguar se zgjedh banditin dhe trafikantin ndërkombëtar të drogës, përpara çdokujt tjetër. Dhe për të mbrojtur një të tillë, sajoi farsën më të paprecedentë gjyqësore, dhe urdhëroi dënimin tim me 1 vit burg.
Kjo erdhi, pasi unë bëra një manifestim.

U shpreha, me zë të lartë kundër drogës, kundër kanabizimit, kundër krimit, kundër lidhjes së krimit me Ministrin e Brendshëm, me qeverinë, po në 11 vitë luftova e do vazhdoj të luftoj duke denoncuar modelin e kriminelit që kontrollon institucionet duke u kthyer në model për shoqërinë! Atë që shoqëria duhet ta izolojë Edi Rama e promovon, e ate që duhet ta prokovojë shoqëria si model qeveria e mënjanon dhe e syrgjynos.
Duke parë pasojat, dikush mund të mendojë se manifestimi qenka me kosto. Por, padyshim se më e lartë është kostoja e heshtjes, e qendrimit mënjanë.

Të gjitha paudhësitë e të keqiat, të gjitha të ligat e qeverisjes që kemi, e planeve djallëzore për ndarjen e pasurive dhe të buxhetit të shtetit me klientelë, përvetësimi dhe grykësia e madhe ministrore, këtë dëshiron. Që të mos ketë manifestim e revoltë!

Po shqiptarët nuk duan këtë. Kjo është e sigurtë. Po për ta ndaluar, e për ta ndryshuar situatën, duhet ta kërkojnë, të qendrojnë, të rezistojnë, të ngrenë krye. Të manifestojmë”, shkruan Salianji.

Ju sugjerojmë

Tragjedia e “Air India”, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit
Bota

Tragjedia e “Air India”, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

15 Qershor, 2025 10:52 pm
Sulmet izraelite, vritet shefi i inteligjencës së forcave të armatosura iraniane
Bota

Sulmet izraelite, vritet shefi i inteligjencës së forcave të armatosura iraniane

15 Qershor, 2025 10:49 pm
Diskutimet për konfliktin Izrael-Iran pritet të dominojnë Samitin e  G7-ës
Bota

Diskutimet për konfliktin Izrael-Iran pritet të dominojnë Samitin e  G7-ës

15 Qershor, 2025 10:45 pm
Flakët ‘përpijnë’ 3 hektarë shkurre! Zjarrfikësit shpëtojnë banesën nga zjarri.
Aktualitet

Flakët ‘përpijnë’ 3 hektarë shkurre! Zjarrfikësit shpëtojnë banesën nga zjarri.

15 Qershor, 2025 10:39 pm
Von der Leyen i kërkon Netanyahut zgjidhje diplomatike për Iranin. Situata në Gaza..
Bota

Von der Leyen i kërkon Netanyahut zgjidhje diplomatike për Iranin. Situata në Gaza..

15 Qershor, 2025 10:32 pm
Netanyahu akuzon liderët perëndimorë se po “mbajnë anën” e Hamasit
Bota

Konflikti me Iranin, Netanyahu: Plotësisht i koordinuar me Trump! Kemi goditur..

15 Qershor, 2025 10:25 pm
Sulmohet Ministria e Jashtme e Iranit/ Raportohet për punonjës të plagosur
Bota

Sulmohet Ministria e Jashtme e Iranit/ Raportohet për punonjës të plagosur

15 Qershor, 2025 9:58 pm
Sulmet izraelite në Iran/ Shkon në 406 numri i të vdekurve dhe 654 i të plagosurve
Bota

Sulmet izraelite në Iran/ Shkon në 406 numri i të vdekurve dhe 654 i të plagosurve

15 Qershor, 2025 9:45 pm
Irani, seri tjetër sulmesh ndaj Izraelit/ Sirena alarmi në Tel Aviv e Jerusalem
Bota

Irani, seri tjetër sulmesh ndaj Izraelit/ Sirena alarmi në Tel Aviv e Jerusalem

15 Qershor, 2025 9:31 pm
“Hesht kur fëmijët flenë,jo kur vdesin”/Protesta për ‘gjenocidin’ e Izraelit në Gaza
Bota

“Hesht kur fëmijët flenë,jo kur vdesin”/Protesta për ‘gjenocidin’ e Izraelit në Gaza

15 Qershor, 2025 8:59 pm
Para
Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, kreu i Listës Serbe zbulon a do të marrin pjesë

Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, kreu i Listës Serbe zbulon a do të marrin pjesë

Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika e jashtme

Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika e jashtme

Lara Colturi e dyta në Kampionatin Botëror të Skive, Rama: Rezultat historik!

Lara Colturi e dyta në Kampionatin Botëror të Skive, Rama: Rezultat historik!

TE FUNDIT

Tragjedia e “Air India”, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

Tragjedia e “Air India”, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit
15 Qershor, 2025

Tragjedia e avionit “Air India”, që ndodhi rreth 2 kilometra larg aeroportit të Ahmedabad-it, Indi, duke shkaktuar vdekjen e 279...

Lexo më shumë

Sulmet izraelite, vritet shefi i inteligjencës së forcave të armatosura iraniane

Sulmet izraelite, vritet shefi i inteligjencës së forcave të armatosura iraniane
15 Qershor, 2025

Është konfirmuar nga autoritetet iraniane vrasja e shefit të njësisë së inteligjencës së Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjeneral Mohammad Kazemi,...

Lexo më shumë

Diskutimet për konfliktin Izrael-Iran pritet të dominojnë Samitin e  G7-ës

Diskutimet për konfliktin Izrael-Iran pritet të dominojnë Samitin e  G7-ës
15 Qershor, 2025

Mbahet nga sot deri më datë 17 qershor samiti i radhës i G7-ës, në Kananaskis, Alberta, Kanada. Fillimisht, ishte e...

Lexo më shumë

Flakët ‘përpijnë’ 3 hektarë shkurre! Zjarrfikësit shpëtojnë banesën nga zjarri.

Flakët ‘përpijnë’ 3 hektarë shkurre! Zjarrfikësit shpëtojnë banesën nga zjarri.
15 Qershor, 2025

Në vendin e quajtur Ura e Kardhiqit, në rrugën që të çon drejt fshatit Palokastër, pasditen e sotme një zjarr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com