Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protesta dhe viktima, nisin dorëheqjet në Shtëpinë e Bardhë

2021/01/07 at 8:01 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Devijon demokracia amerikane

Dy këshilltare të larta të Zonjës së Parë, Melania Trump dhanë dorëheqjen të mërkurën pas dhunës në Kongresin amerikan dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Shtëpisë së Bardhë po konsideronin të jepnin dorëheqjen, përfshirë këshilltarin e sigurisë kombëtare Robert O’Brien dhe zëvendësin e tij, Mattheë Pottinger, thanë burime me dijeni për këto zhvillime.


Stephanie Grisham dha dorëheqjen si shefe e kabinetit të zonjës së parë pasi mbështetësit e Presidentit Donald Trump hynë me dhunë në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara në një përpjekje për të mos lejuar Kongresin të certifikonte rezultatet e zgjedhjeve presidenciale.

“Ka qenë një nder t’i shërbeja vendit në Shtëpinë e Bardhë. Jam shumë krenarë që isha pjesë e misionit të zonjës Trump për të ndihmuar fëmijët kudo, dhe krenare për shumë arritje të kësaj administrate,” tha zonja Grisham në një deklaratë.

Grisham, e cila ishte për një vit sekretare shtypi e Shtëpisë së Bardhë përpara se të bëhej shefe e stafit të Zonjës së Parë, nuk tha nëse dorëheqja e saj ishte në reagim ndaj dhunës në kryeqytetin e vendit, por një burim i njohur me vendimin e saj tha se dhuna e bindi atë përfundmisht për të.

Edhe sekretarja sociale e Shtëpisë së Bardhë, Rickie Niceta, dha dorëheqjen, ashtu si edhe një zëvendës sekretare e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Mattheës, thanë dy burime për Reuters.

O’Brien po konsideronte gjithashtu dorëheqjen, ashtu si edhe zoti Pottinger, zëvendës këshilltari i sigurimit kombëtar i cili ka qenë një zë kryesor për politikën ndaj Kinës brenda administratës, thanë dy burime.

“Sapo fola me Nënpresidentin Pence,” tha zoti O’Brien në një deklaratë më herët të mërkurën, duke shtuar, “Jam krenar që shërbej me të.”

Brenda Shtëpisë së Bardhë kishte gjithashtu zëra se zëvendës shefi i stafit Chris Liddell mund të jepte dorëheqjen, sipas një burimi. Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë.

Katër persona humbën jetën në Kapitol, ndërsa mbështetësit e Trump iu përgjigjën thirrjes së presidentit për të protestuar ndaj humbjes së tij në zgjedhjet presidenciale të nëntorit ndaj demokratit Joe Biden.

Trump ka pretenduar në mënyrë të përsëritur dhe të pabazë se zgjedhjet u shoqëruan nga manipulime. Biden do të inaugurohet si President më 20 janar./ VOA



Ju sugjerojmë

Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fort drejt BE-së
Kryesore

Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fort drejt BE-së

29 Dhjetor, 2025 9:10 pm
“Ukraina sulmoi shtëpinë e Putinit”- Zelensky i përgjigjet akuzave ruse: Gënjeshtra
Bota

“Ukraina sulmoi shtëpinë e Putinit”- Zelensky i përgjigjet akuzave ruse: Gënjeshtra

29 Dhjetor, 2025 8:58 pm
Samiti i Alaskës, shpallet ora kur nis takimi mes Presidentëve Trump-Putin
Bota

SHBA: Trump dhe Putin zhvilluan një tjetër bisedë telefonike

29 Dhjetor, 2025 8:01 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Berisha: E nisim vitin me protesta

29 Dhjetor, 2025 7:35 pm
Siguria online, AKSK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në WhatsApp
Aktualitet

Siguria online, AKSK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në WhatsApp

29 Dhjetor, 2025 5:25 pm
Inteligjenca estoneze: Rusia nuk po planifikon aktualisht sulm ndaj NATO-s
Bota

Inteligjenca estoneze: Rusia nuk po planifikon aktualisht sulm ndaj NATO-s

29 Dhjetor, 2025 4:35 pm
Aksidentohet në Nigeri Anthony Joshua, dy të vdekur nga përplasja e mjeteve
Sport

Aksidentohet në Nigeri Anthony Joshua, dy të vdekur nga përplasja e mjeteve

29 Dhjetor, 2025 4:34 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Aktualitet

Lëvizje në kupolën e Policisë së Shtetit, shkarkohet nga detyra…

29 Dhjetor, 2025 4:04 pm
Aksident në rrugën Korçë-Ersekë, plagosen dy persona
Kronikë

Aksident në rrugën Korçë-Ersekë, plagosen dy persona

29 Dhjetor, 2025 4:00 pm
Turqi/Përplasje me armë mes policisë dhe xhihadistët e ISIS-it, 3 efekivë të vrarë
Bota

Turqi/Përplasje me armë mes policisë dhe xhihadistët e ISIS-it, 3 efekivë të vrarë

29 Dhjetor, 2025 3:35 pm
Para
Horoskopi, 6 prill 2020

Horoskopi, 7 janar 2021

Protesta me 4 viktima, “Twitter” dhe “Facebook” bllokon Trump

Protesta me 4 viktima, “Twitter” dhe “Facebook” bllokon Trump

Parashikimi i motit, 2 dhjetor 2019

Parashikimi i motit, 7 janar 2021
















TE FUNDIT

Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fort drejt BE-së

Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fort drejt BE-së
29 Dhjetor, 2025

Një ditë pas zgjedhjeve që e shpallën fituese partinë e tij, kreu i Vetvendosjes Albin Kurti, ka reaguar në platformën...

Lexo më shumë

“Ukraina sulmoi shtëpinë e Putinit”- Zelensky i përgjigjet akuzave ruse: Gënjeshtra

“Ukraina sulmoi shtëpinë e Putinit”- Zelensky i përgjigjet akuzave ruse: Gënjeshtra
29 Dhjetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është kundërpërgjigjur ndaj pretendimeve se Ukraina shënjestroi një rezidencë zyrtare të Vladimir Putinit në një sulm...

Lexo më shumë

SHBA: Trump dhe Putin zhvilluan një tjetër bisedë telefonike

Samiti i Alaskës, shpallet ora kur nis takimi mes Presidentëve Trump-Putin
29 Dhjetor, 2025

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Presidenti Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin kanë zhvilluar një bisedë...

Lexo më shumë

Berisha: E nisim vitin me protesta

Auto-Skicë
29 Dhjetor, 2025

Kreu i PD-së, Sali Berisha, më fjalën e tij gjatë protestës së demokratëve, njoftoi se 2026 do të nisë me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com