TIRANE- Shtatë pesona kanë rënë në pranga; tutorë, prostituta dhe klientë. Operacioni kundër prostitucionit është zhvilluar gjatë natës në zonën e Bllokut, në Tiranë, thonë burimet. Sakaq policia nuk ka dhënë ende zyrtarisht, asnjë detaj për këtë operacion të rëndësishëm të kryer në zonën më të pasur dhe të frekuentuar nga të rinjtë në Tiranë.