Dy shtetase kineze jane arrestuar nga policia për ushtrim prostitucioni, në qytetin e Durrësit.
Bëhet me dije se në lagjen nr. 13, në rrugën “Venecia”, u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, shtetaset me iniciale M. Y., 41 vjeçe, dhe L. H., 48 vjeçe, të dyja kineze.
Në gjendje të lirë janë proceduar tre shtetas, nga Librazhdi, Durrësi dhe Burreli, që u gjetën në apartamentin e marrë me qira nga dy shtetaset kineze në zonën e Shkëmbit të Kavajës.
Të dyja gratë rezultojnë se janë arrestuar edhe më parë për të njëjtin aktivitet, ndërkohë që është shpallur në kërkim një tjetër shtetase kineze me iniciale J. L., 53 vjeçe, për veprën penale “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.