Lulzim Basha thotë se kanë propozuar në parlament ligjin për vetingun e politikanëve.
Në një prononcim për mediat para nisjes së seancës plenare, Basha shprehet se ky veting i ndan fjalët nga veprat.
Supas tij, politikanët duhet t’i nënshtrohen kontrollit të thelluar të pasurisë vit për vit dhe të kontakteve të papërshtashme.
Ndër të tjera ka shtuar se duhet të sillet dhe propozimi për heqjen e imunitetit të politikanëve.
”Propozimi ynë për ligjin për vetingun e politikanëve, i ndan fjalët nga veprat. T’i japim pushtetet një ILDKPI-je të reformuar që të bëjë vit për vit të njëjtin proces që i kërkohen magjistratëve apo oficerëve të policisë që është kontrolli i pasurisë së tyre me parimin “ndiq paranë” dhe kontakteve të tyre të papërshtashme. Presim me shumë kërshëri si do të pozicionohen ata që gojën plot luftë kundër korrupsionit, por votat i japin për të liruar të korruptuarit.
Pjesë e procesit të luftës kundër korrupsionit është PD-ja. E vetmja parti që vepron me transparencë është PD-ja, e vetmja që ka mbajtur qëndime të qarta është PD-ja, siç është propozimi për amandamentet për të forcuar SPAK-un. Qëndrimet e faktorit ndërkombëtar i shoh si mbështetje të PD-së.
PD është me propozimin për vetingun e poltikanëve që si duket pas 6 muajsh duan ta fusin në parlament. Nëse PS do të jetë e gatshme të votojë, ky bashkëpunim duhet të jetë transparent dhe PD e gatshme të punojë për interesin publik në mënyrë transparente.