Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Prokurorinë e rrethit të Elbasanit.
Ibrahimi ka takuar prokurorët e këtij qarku, ku janë propozuar edhe dy emra për drejtues të Prokurorisë së Elbasanit. Pas emërimit të Enkeleda Millonait në Prokurorinë e Posaçme të SPAK, posti i drejtuesit në Prokurorinë e Elbasanit ka mbetur vakant.
Emrat e propozuara janë Bledar Mustafaraj dhe Kreshnik Ajazi. /Opinion.al