Për reformën në drejtësi edhe Ministria e Drejtësisë ka bërë disa propozime, ku ndër të tjera theksohet krijimi i një strukture të Këshillit të Drejtësisë. Ky këshill sipas Ministrisë së Drejtësisë do të ketë përgjegjësi politike. Në këtë këshill të jenë Presidenti, Prokurori i Përgjithshëm dhe Kreu i Gjykatës së Lartë.
Ndër të tjera Ministria e Drejtësisë propozon edhe një skemë të re për votimin e gjyqtarëve. Në propozim sqarohet se gjyqtarët duhet të shkarkohen pas seancave në Gjykatën e Lartë dhe se ministri mund të bëjë vetëm inspektimin e punës.